Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 47-vjeçarit në Dragash

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen e 47-vjeçarit në fshatin Zlipotok të komunës së Dragash.

Sipas njoftimit, pas veprimeve intensive operativo-hetimore të ndërmarra pa ndërprerje, policia ka arritur ta lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarin.

Në operacionin për kapjen e tij janë angazhuar njësi të ndryshme policore, përfshirë edhe përdorimin e dronit për vëzhgim nga ajri, si dhe njësinë K-9 (me qen policor).

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij po vazhdojnë procedurat e mëtejme hetimore në koordinim me prokurorin e shtetit.

Policia jep detaje për vrasjen e një 47-vjeçari në Dragash, i dyshuari ende në arrati

Të fundit nga rubrika