Arrestohet i dyshuari që kërcënoi Përparim Ramën dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal

Është arrestuar i dyshuari që ditë më parë ka kërcënuar kreun e kryeqytetit, Përparim Rama dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal janë kërcënuar.

Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se i dyshuari tashmë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Raportohet se ai e ka kanosur kryetarin dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal gjatë një diskutimi mbi planin rregullues të një lagjeje të Prishtinës.

Komuna e Prishtinës 08.05.2024 – 15:00. Më 23.05.2024, pas hetimeve të zhvilluara, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, me dyshimin se i njëjti gjatë zhvillimit të një diskutimi lidhur me planin rregullues të një lagjeje të kryeqytetit, kishte kanosur dy zyrtarë të KK Prishtinë (kryetarin dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal)”, thuhet në raportin policor.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika