Arrestohet i dyshuari që u arratis nga stacioni i policisë në Shtime

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari që është arratisur nga stacioni i policisë në Shtime

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari që është arratisur nga stacioni i policisë në Shtime.

Policia njofton se menjëherë pas marrjes së informacionit për këtë ngjarje policët e rendit dhe policët hetues nga stacioni i Shtimes i kanë marrë masat e nevojshme dhe kanë arrestuar dy persona të dyshuar për kanosje me armë: A.A( M/K) i moshës 61 vjeçar dhe B.A (M/K) i moshës 41, të cilët shkak i një mosmarrëveshje kishin kanosur personin J.V (M/K) i moshës 45 vjeçar.

Ndërsa nga vendi i ngjarjes kanë konfiskuar një armë zjarri automatike AK-47 dhe një armë tjetër të zjarrit ( pistoletë) dhe sasi të municionit.

“Të dyshuarit, po atë natë ishin shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i dyshuari A.A pasi është intervistuar nga policët hetues është dërguar në mbatje pë 48 orë, ndërsa i dyshuari B.A, derisa ishte duke pritur të intervistohet, arratiset nga stacioni i policisë duke kërcyer nga dritarja”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Policët hetues të stacionit në Shtime, pas një pune intenzive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren në kërkim të të dyshuarit, kanë arritur që sot, rreth orës 13:40 të arrestojnë të dyshuarin e arratisur B.A dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit dërgohet në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtjeme hetimore”.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika