Arrestohet i dyshuari serb në Gjilan, pasi kapet me armë

Një i dyshuar serb është arrestuar në Gjilan, pasi gjatë kontrollit të automjetit i është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë dhe një karikator

Ilustrim

Është arrestuar një i dyshuar serb, sepse gjatë kontrollit të automjetit (me targa vendore) kanë sekuestruar një pistoletë dhe një karikator në Gjilan.

“Gjatë kontrollit të automjetit nga ana e zyrtarëve policor është gjetur dhe sekuestruar një (1) armë pistoletë e kalibrit 9 mm. dhe një (1) karikator të cilat do të përdoren si dëshmi për gjykatën”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

I dyshuari është arrestuar, shoqëruar në Stacionin Policor Ranillug, ku dhe është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa ndaj të dyshuarit do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’” dhe rasti do të procedohet në prokurori.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika