Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një i mitur, i cili dyshohet seka ther me thikë një të mitur tjetër në Prishtinë.

Sipas njoftimit, viktima ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës [QKUK].

“Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar, pasi që kishte therur me thikë një mashkull të mitur kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.