Arrestohet ish-kryeministrja skoceze nën akuzë për financime të dyshimta

Nicola Sturgeon është arrestuar “si i dyshuar” nga policia që po heton financat e Partisë Kombëtare Skoceze

Ish-kryeministrja skoceze, Nicola Sturgeon, është arrestuar në lidhje me hetimin në vazhdim për financimin dhe financat e Partisë Kombëtare Skoceze, të cilën ajo e drejtoi nga viti 2014 deri në vitin 2023.

Më pesë prill, oficerët kontrolluan shtëpinë e Sturgeon dhe selinë e partisë në Edinburg. Burri i saj, Peter Murrell, ish-shefi ekzekutiv i SNP-së, u arrestua në shtëpinë e tyre në Uddingston. Ai u intervistua për gati 12 orë përpara se të lirohej pa akuzë.

“Nicola Sturgeon sot, të dielën 11 qershor, me marrëveshje me Policinë e Skocisë, ka marrë pjesë në një intervistë ku ajo do të arrestohej dhe merrej në pyetje në lidhje me Operacionin Branchform”, tha zëdhënësi i Sturgeonit, shkruan The Guardian.

Colin Beattie MSP, atëherë arkëtari i partisë, u arrestua dhe u mor në pyetje si pjesë e të njëjtit hetim më 18 prill dhe gjithashtu u lirua më vonë pa akuza, në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Në një deklaratë të lëshuar të dielën, Policia e Skocisë tha se “një grua 52-vjeçare është arrestuar sot, e diel 11 qershor 2023, si e dyshuar në lidhje me hetimin në vazhdim për financimin dhe financat e Kombëtares Skoceze”.

“Gruaja është në paraburgim dhe po merret në pyetje nga detektivët e policisë skoceze. Një raport do t’i dërgohet Zyrës së Kurorës dhe Shërbimit Fiskal të Prokurorit. Meqë hetimi është duke vazhduar, ne nuk mund të komentojmë më tej”, tha zëdhënësi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika