Arrestohet ish-kryetarja e Gjykatës Supreme të Malit të Zi

Nën akuza për përfshirje në kontrabandë të drogës nga Kolumbia është arrestuar ish-kryetarja e Gjykatës Supreme malaziase, Vesna Medenica

Ish-kryetarja e Gjykatës Supreme të Malit të Zi, Vesna Medenica

Ish-kryetarja e Gjykatës Supreme të Malit të Zi, Vesna Medenica është arrestuar mbrëmjen e së dielës së 17 prillit në aeroportin e Golubovçit, nën dyshimin se ka kryer dy vepra penale.

Medenica gjatë ditës së sotshme pritet të sillet në Prokurorinë Speciale kompetente, transmeton mediumi malazias Vjesti.

“Medenica është arrestuar pasi ka dorëzuar dokumentet e udhëtimit te policët kufitarë. Ajo e ka kaluar natën në betonin e Qendrës së Sigurisë në Podgoricë’’, ka thënë bashkëbiseduesi nga drejtoria e Policisë për Vjestin.

Ndërsa në shkurt të këtij viti, zyra e Prokurorisë Speciale kishte marrë nga Europol transkriptet lidhur me bisedimet në mes të truprojës së saj dhe të tjerëve. Sipas tyre, ajo përdorte një telefon përmes të cilit kontraktonte kontrabandën e drogës nga Kolumbia, si dhe kontrabandën e cigareve.

Ajo ishte në krye të Gjykatës Supreme për 13 vite, deri në dorëheqjen e saj në fund të vitit 2020.

Sipas autoriteteve malazeze, Medenica dyshohet se ka kryer dy vepra penale, për krijim të organizatës kriminale dhe shpërdorim të pozitës zyrtare.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika