Arrestohet ish-mësuesi i dyshuar për pedofili

Ish-mësuesi nga Prizreni, me inicialet F.K i dyshuar për pedofili, është arrestuar dhe shoqëruar në polici, njofton Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi për RTV Dukagjini-n.

Ilustrim

Me vendimin e Prokurorisë së Shtetit, ish-mësuesi është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Rasti po hetohet ende nga hetuesit rajonal në Prizren.

70-vjeçari me profesion mësues, dyshohet se ka kryer veprën penale ”Ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet” nga neni 231 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Rasti është raportuar nga ABC News Albania, në emisionin ”Piranjat”.

Ai ka rënë pre e skuadrës së Piranjave, të cilët e filluan me dërgimin e një kërkese miqësie në Facebook. Pas pranimit të kërkesës, gjatë bisedës, ish-mësuesi ka dërguar video dhe foto erotike.

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar opinionin publik se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e këtij rasti, konform dispozitave ligjore në fuqi.

Prokuroria fillon hetimet mbi dyshimet ndaj një rasti të pedofilisë

Shija e redaktorit

Intervistë | Rrëfimi i gazetarit Martin Çuni që u torturua...

Ishin vitet e regjimit serb në Kosovë, ato që rëndonin shpatullat e çdo shqiptari që vetëm kërkonte të jetonte i lirë në vendin e...

Forbes publikon renditjen e grave më të fuqishme në botë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shpallur gruaja më e fuqishme në botë për të dytin vit radhazi në renditjen vjetore...

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Të fundit nga rubrika