Arrestohet kryetari i Budvës, Milo Bozhoviq

Në Malin e Zi, Prokuroria e Posaçme për Krimin e Organizuar ka ngritur aktakuzë kundër 21 personave pas një hetimi disa mujor. Personat e akuzuar përfshijnë oficerë të lartë policie dhe operativë, kryetarin e komunës së Budvës dhe drejtuesit dhe anëtarët e dyshuar të klaneve malazeze të drogës

Milo Bozhoviç

Pas një hetimi disamujor, Prokuroria e Posaçme për Krimin e Organizuar të Malit të Zi ngriti aktakuzë kundër 21 personave, duke përfshirë oficerë të lartë policie dhe operativë, kryetarin e komunës së Budvës dhe drejtuesit dhe anëtarët e dyshuar të klaneve malazeze të drogës.

Ata akuzohen për kontrabandë me më shumë se katër tonë kokainë, pastrimin e miliona eurove, shpërdorim detyre dhe armëmbajtje pa leje.

Të paktën tetë policë dhe operativë janë akuzuar, përfshirë oficerin e policisë Lubo Miloviçin, që është arratisur, Petar Lazoviç, punonjës i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, i cili është në paraburgim dhe Dejan Knezheviç, i cili ishte ndihmës drejtor i Administratës së Policisë së Malit të Zi.

Në mesin e tyre është edhe kryetari aktual i komunës së Budvës, Milo Bozhoviç, zyrtar i ish- Frontit Demokratik, parti kjo proserbe dhe proruse në Malin e Zi.

Aktakuza përfshin edhe Radoje Zvicer, i cili është në arrati dhe njihet si njëri nga drejtuesit e dyshuar të klanit kriminal “Kavaçki”.

Prokurori i Posaçëm, Vukosh Radonjiç, tha se “ata akuzohen për vepra penale të kryera nga viti 2019 deri në shkurt 2021 në Mal të Zi, por edhe në disa vende të Evropës dhe Amerikës së Jugut”.

Në vitin 2021, Europoli u dorëzoi institucioneve shtetërore malazeze transkriptet e bisedave të koduara të anëtarëve të klanit përmes aplikacionit SKY.

Në atë dokument të publikuar vitin e kaluar nga portali “Libertas”, i cili kishte qasje në atë dokument, ndër të tjera thuhej se “policët Petar Lazoviç dhe Lubo Miloviç ishin anëtarë të klanit “Kavaçki” dhe ishin drejtpërdrejt të përfshirë në kontrabandën e sasive të mëdha të kokainës nga Ekuadori në Bashkimin Europian dhe në Australi”.

Për zotin Miloviç është lëshuar një fletarrest ndërkombëtar, ndërsa për Petar Lazoviçin është arrestuar në korrik të vitit të kaluar dhe prej atëherë është në paraburgim.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika