Arrestohet mërgimtari për kërcënimin e Ramush Haradinajt në Kuvend

Është arrestuar personi i dyshuar se gjatë së mërkurës, në ambientet e Kuvendit të Kosovës, bëri thirrje për pushkatimin e deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinajt.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Po, personi i dyshuar është arrestuar nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë. Ndaj tij do të merren veprimet procedurale në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, ka thënë Ahmeti.

Arrestimi vjen pasi Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte autorizuar Policinë e Kosovës për identifikimin e personit të dyshuar dhe ndërmarrjen e veprimeve urgjente lidhur me rastin.

Prokuroria nis hetimet për identifikimin e personit që kërcënoi Haradinajn në Kuvend

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika