Arrestohet në Ferizaj 37-vjeçari i dënuar me 40 ditë burgim për ngacmim
Një person i kërkuar me urdhëresë gjykate është arrestuar sot në Ferizaj. Sipas njoftimit zyrtar, më 25 shkurt 2026, rreth orës 11:30, në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj, zyrtarët policorë të stacionit në Shtime kanë arrestuar F.R., 37 vjeç, i cili ishte në kërkim në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore në […]
Një person i kërkuar me urdhëresë gjykate është arrestuar sot në Ferizaj.
Sipas njoftimit zyrtar, më 25 shkurt 2026, rreth orës 11:30, në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj, zyrtarët policorë të stacionit në Shtime kanë arrestuar F.R., 37 vjeç, i cili ishte në kërkim në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
I njëjti ishte i dënuar me 40 ditë burgim për veprën penale “Ngacmimi”.
Pas arrestimit dhe kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm, 37-vjeçari është dërguar në vuajtje të dënimit.















