Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për sulm ndaj personit zyrtar, pas një incidenti të ndodhur mbrëmjen e së dielës.

Sipas Policisë, më 30 mars 2026 rreth orës 20:03, i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka goditur me veturën e tij automjetin zyrtar të Policisë së Kosovës dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e incidentit, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast në procedurë të rregullt.