Një grua është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin se ka kryer veprën penale “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti përfshin më shumë se një fëmijë, ndërsa njëri prej tyre ka pranuar trajtim mjekësor.

“Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës – Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimave kosovarë. Njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor, kurse me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente.