Një person i kërkuar me urdhëresë gjyqësore është arrestuar sot në Gjilan nga zyrtarët e Drejtorisë Rajonale të Policisë.
Bëhet fjalë për M.A., i lindur në vitin 2005, i cili ishte në kërkim nga Gjykata Themelore në Gjilan, pasi ishte dënuar me një vit e gjashtë muaj burgim për veprën penale “vrasje në tentativë”.
Arrestimi është realizuar më 28 prill 2026 në kuadër të një plani operativ për zbatimin e urdhëresave gjyqësore.
Pas përfundimit të procedurave policore, i njëjti është dërguar për vuajtjen e dënimit.
Nga Policia e Kosovës në Gjilan kanë theksuar se mbeten të përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe do të vazhdojnë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që nuk u janë përgjigjur organeve të drejtësisë.