Një person është arrestuar në Gjilan nën dyshimin se ka kryer vjedhje identiteti dhe mashtrim duke u paraqitur në emër të bamirësisë.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari – së bashku me persona të tjerë – ka përdorur identitetet e shumë qytetarëve për të përfituar dobi financiare nga njerëz të ndryshëm, duke u prezantuar si organizator bamirësie.

“Me datë 09.07.2025, në Gjilan është arrestuar një mashkull kosovar, i cili në bashkëpunim me disa persona të tjerë ka përdorur identitetin e shumë qytetarëve për të përfituar dobi pasurore në emër të bamirësisë,” thuhet në raportin e policisë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.