Arrestohet në Han të Elezit një shtetas serb i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Një shtetas i Serbisë, i cili ishte në kërkim me urdhërarrest ndërkombëtar, është arrestuar të hënën pasdite në pikëkalimin kufitar në Han të Elezit. Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi është kryer gjatë kontrollit të rregullt në kufi, kur është konstatuar se ndaj të dyshuarit ishte lëshuar një urdhërarrest ndërkombëtar. Me vendim të prokurorit të rastit, […]
Një shtetas i Serbisë, i cili ishte në kërkim me urdhërarrest ndërkombëtar, është arrestuar të hënën pasdite në pikëkalimin kufitar në Han të Elezit.
Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi është kryer gjatë kontrollit të rregullt në kufi, kur është konstatuar se ndaj të dyshuarit ishte lëshuar një urdhërarrest ndërkombëtar.
Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa pritet që ndaj tij të vazhdojnë procedurat e mëtejme ligjore.















