Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Istog për sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës dhe mbajtje të paautorizuar të armës.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së mërkurës, rreth orës 13:15, në rrugën “Nëna Terezë”.
Sipas njoftimit zyrtar, patrulla policore e cila po operonte me uniformë civile ka vërejtur një veturë të ndaluar dhe ka kërkuar kontrollimin e saj. Në momentin kur zyrtarët policorë kanë tentuar t’i afrohen veturës, personi i dyshuar ka ikur, duke mos respektuar urdhrin për t’u ndalur.
Gjatë tentimit për t’u larguar, i dyshuari ka nxjerrë një armë nga brezi dhe ua ka drejtuar policëve, duke krijuar rrezik të menjëhershëm për jetën e tyre dhe të qytetarëve përreth.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor në Istog, me datën 12.11.2025, rreth orës 13:15, derisa patrulla policore nё rroba civile ishin nё rrugën ‘Nёna Terezë’ nё Istog, kanё vërejtur njё veturё e cila ishte e ndaluar, ku nga zyrtarët policorë ёshtё kёrkuar qё tё kontrollohen, por i dyshuari ka ikur, duke mos respektuar urdhrin e policёve qё tё ndalet dhe i njëjti gjatё ikjes ka nxjerrё njё armё nga brezi dhe ua kishte drejtuar zyrtarёve policorë.