Arrestohet në Kaçanik një person për kanosje ndaj zyrtarit policor
Një person është arrestuar të premten pasdite në fshatin Stagovë të Kaçanikut, nën dyshimin se ka kanosur një zyrtar të Policisë së Kosovës gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Rasti ka ndodhur më 10 maj 2025, rreth orës 15:40. Sipas raportit 24 orësh të policisë, i dyshuari, shtetas kosovar, është ndaluar dhe pas intervistimit nga organet […]
Një person është arrestuar të premten pasdite në fshatin Stagovë të Kaçanikut, nën dyshimin se ka kanosur një zyrtar të Policisë së Kosovës gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Rasti ka ndodhur më 10 maj 2025, rreth orës 15:40.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, i dyshuari, shtetas kosovar, është ndaluar dhe pas intervistimit nga organet kompetente, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.















