Arrestohet në Kosovë një person i kërkuar nga Shqipëria me urdhër arrest ndërkombëtar

Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar, në kuadër të bashkëpunimit me INTERPOL-in dhe autoritetet e Shqipërisë.

Sipas Policisë, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë rajonale në Gjakovë, ka realizuar arrestimin më 10 maj rreth orës 13:10.

I arrestuari, shtetas kosovar me inicialet H.M., dyshohet për veprën penale “vjedhje e rëndë” dhe kërkohej nga autoritetet shqiptare përmes një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga INTERPOL-i.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa procedurat e mëtejshme ligjore do të zhvillohen në bashkëpunim me institucionet kompetente.

Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhër arresteve ndërkombëtare dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika