Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar për veprën penale “Grabitje”, në kuadër të veprimeve operative dhe hetimore për lokalizimin e personave në kërkim.
Sipas njoftimit zyrtar, njësia për realizimin e urdhëresave në Stacionin Policor Veriu në Prishtinë ka bërë të mundur arrestimin e të dyshuarit F.Sh., mashkull 21 vjeç, i cili ishte i dënuar me 3 vite e gjysmë burgim për këtë vepër penale.
Policia ka bërë të ditur se ndaj të arrestuarit janë ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme ligjore në bashkëpunim me organet kompetente.