Arrestohet në Prishtinë një 29-vjeçar i dënuar për tentim vrasje

Policia e Kryeqytetit ka vazhduar me veprime operative dhe hetimore për lokalizimin dhe arrestimin e personave të kërkuar.

Në kuadër të këtyre angazhimeve, njësitet e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë kanë arrestuar një person të kërkuar, i dënuar me vendim gjykate.

I arrestuari është L.K., mashkull 29-vjeç, i cili ishte në kërkim për veprën penale “vrasje në tentativë” dhe ishte dënuar me 3 vite burgim.

Policia ka bërë të ditur se ndaj tij janë ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme ligjore pas arrestimit.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika