Arrestohet në Prishtinë një shtetas i huaj i kërkuar nga Gjermania për trafik droge
Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Gjermanisë, nën dyshimet për përfshirje në trafikim të drogës në mënyrë të përsëritur dhe fitimprurëse. Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari ishte në kërkim përmes INTERPOL-it, bazuar në një urdhër-arrest të lëshuar nga autoritetet gjermane. “Sot, më […]
Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Gjermanisë, nën dyshimet për përfshirje në trafikim të drogës në mënyrë të përsëritur dhe fitimprurëse.
Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari ishte në kërkim përmes INTERPOL-it, bazuar në një urdhër-arrest të lëshuar nga autoritetet gjermane.
“Sot, më datë 27.01.2026, Policia e Kosovës, përkatësisht zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor-ILECU, në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Stacionin Policor Jugu – Prishtinë, kanë realizuar arrestimin e një personi shtetas i huaj.















