Arrestohet në Prishtinë një shtetas turk i kërkuar nga INTERPOL-i, dyshohet se rekrutonte gra për detyrim në prostitucion
Një 44-vjeçar turk, i identifikuar me inicialet E.S., është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, pasi kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet turke për krim të organizuar. Sipas Policisë së Kosovës, ai dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi kriminal që përfitonte financiarisht duke rekrutuar gra dhe duke i detyruar ato në prostitucion. […]
Një 44-vjeçar turk, i identifikuar me inicialet E.S., është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, pasi kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet turke për krim të organizuar.
Sipas Policisë së Kosovës, ai dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi kriminal që përfitonte financiarisht duke rekrutuar gra dhe duke i detyruar ato në prostitucion.
Arrestimi është kryer nga Njësiti FAST i Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor.
“Sot me datë 19.03.2025 rreth orës 14:300, zyrtarë policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, kanë bërë arrestimin e një personi shtetas turk me inicialet E.S., i lindur 1981, i kërkuar përmes INTERPOL-it me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga Turqia, pasi që i njëjti dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi të krimit të organizuar që përfitonte financiarisht nga rekrutimi i grave për detyrim në prostitucion,” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë procedurat e mëtejshme ligjore.















