Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas turk në Prishtinë, i cili ishte i kërkuar përmes një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Malit të Zi dhe Turqisë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj”, ndërsa i dyshuari është identifikuar dhe arrestuar nga njësitet policore.
“Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë, 09.11.2018-30.08.2022 – NN. Në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Mali i Zi dhe Turqia, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Turqisë”, thuhet në raportin policor.
Tutje, Policia ka bërë të ditur se i dyshuari, pas vendimit të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
“Me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.