Arrestohet në Skenderaj personi i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga Gjermania
Një person është arrestuar në Skenderaj, pasi gjatë verifikimit nga Policia është konstatuar se ndaj tij kishte urdhërarrest ndërkombëtar aktiv. Rasti ka ndodhur më 13 shtator 2026, rreth orës 17:46, në rrugën “Presheva”. “Sipas verifikimit, i dyshuari mashkull kosovar rezultoi me urdhërarrest aktiv të lëshuar përmes ILECU-t, me kërkesë të autoriteteve të shtetit të Gjermanisë”, […]
Një person është arrestuar në Skenderaj, pasi gjatë verifikimit nga Policia është konstatuar se ndaj tij kishte urdhërarrest ndërkombëtar aktiv.
Rasti ka ndodhur më 13 shtator 2026, rreth orës 17:46, në rrugën “Presheva”.
“Sipas verifikimit, i dyshuari mashkull kosovar rezultoi me urdhërarrest aktiv të lëshuar përmes ILECU-t, me kërkesë të autoriteteve të shtetit të Gjermanisë”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.















