Arrestohet në Turqi i dyshuari kryesor për vrasjen e 14-vjeçares

Ljupço Palevski – Pallço është arrestuar në Turqi. Ai është i dyshuari i parë për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit nga Velesi.

Palevski është i dyshuari kryesor për rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, si dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi. Ndërsa, gjatë mbrëmjes të së martës është arrestuar edhe një 46-vjeçar nga Shkupi, i cili sipas prokurorisë e ka transportuar Palevskin përmes Bullgarisë për në Turqi, duke e ndihmuar kështu të arratiset nga vendi.

Kurse ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, pak më herët në një konferencë për media ka treguar detaje nga arrestimi i të dyshuarit kryesor për vrasjen e dyfishtë. Ai po ashtu ka thënë se babai i 14-vjeçares është në paraburgim për 48 orë, dhe se nëse ngritet padi ndaj tij, do të informohet opinioni.

“Bëhet fjalë për njerëz të cilët nuk mund të quhen njerëz. Padi penale është ngritur për personat që kanë kryer vrasjen. Babai i viktimës është në paraburgim 48 orësh, kur të ngritët padi edhe ndaj tij ne do ju njoftojmë”, ka theksuar Spasovski, i cili njëherit bëri apel që të mos tentojnë që të fitojnë poenë politikë nga ky rast.

“Kjo është shumë e dhimbshme, megjithatë është e rëndësishme që institucionet funksionuan dhe ishin efikase, por shprehim keqardhje për fundin tragjik”, ka thënë Spasovski.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika