Arrestohet në Zveçan një i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it e Policisë në vitin 2023

Screenshot

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar se të dielën, më 16 gusht, është arrestuar në Zveçan një person me inicialet I.M., nën dyshimet për përfshirje në disa vepra penale.

Sipas komunikatës së përbashkët, arrestimi është kryer nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, me urdhër të Prokurorisë Speciale, pas ndërmarrjes së një sërë veprimesh hetimore.

I.M. dyshohet për veprat penale “sulm ndaj personit zyrtar”, “pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”, “bashkim për veprimtari kundërkushtetuese” dhe “rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”.

Sipas Prokurorisë Speciale dhe Policisë, i dyshuari lidhet me sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023.

Autoritetet kanë bërë të ditur se do të ndërmarrin veprimet e mëtejshme procedurale në përputhje me ligjin dhe standardet ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika