Arrestohet një 16-vjeçar për kanosje me armë zjarri në Kaçanik

Një 16-vjeçar është ndaluar për 24 orë nën dyshimin se gjatë një mosmarrëveshjeje në fshatin Doganaj të Kaçanikut ka kanosur një person me armë zjarri.

Rasti është raportuar më 20 gusht, rreth orës 17:25, në Stacionin Policor në Kaçanik.

Sipas Policisë, ankuesi ka deklaruar se gjatë një mosmarrëveshjeje ishte kanosur me armë zjarri. Pas raportimit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë arrestuar dy persona të dyshuar.

Gjatë kontrollit në një hapësirë me barishte, jashtë një shtëpie, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, e cila ishte pa fishekë.

Pas intervistimit, 16-vjeçari me inicialet B.C. është ndaluar për 24 orë, ndërsa personi tjetër i dyshuar, madhor, është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar për veprat penale “Sulmi”, “Kanosja me armë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Shija e redaktorit

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

Të fundit nga rubrika