Arrestohet një 20-vjeçar, dyshohet se ka sulmuar dhe ngacmuar një person

Policia e Kosovës ka arrestuar, të martën e 25 tetorit, një të dyshuar, pasi dyshohet se ka sulmuar ankuesin dhe videon e sulmit e ka publikuar në rrjete sociale

Ilustrim


Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka sulmuar ankuesin, ndërsa videon e sulmit e ka bërë publike në rrjete sociale.

Personi është shtetas i Republikës së Kosovës, me inicialet F.I., mashkull i moshës 20-vjeçare, i cili dyshohet se ka kryer veprat penale “Sulm dhe ngacmim”.

Rasti është denoncuar në polici, të hënën e 24 tetorit, megjithatë gjatë ditës së sotme(e marte), njësitet policore të stacionit të Podujevës, kanë arritur ta arrestojnë personin e dyshuar.

Pas arrestimit, me vendimin e Prokurorit të shtetit, personit të dyshuar i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

“F. I, mashkull 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar ankuesin dhe videon e sulmit e ka publikuar në rrjete sociale. Rasti në polici është denoncuar me datën 24.10.2022. Pas arrestimit, me vendimin e prokurorit të shtetit personit të dyshuar i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, në rrjetin social Facebook.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika