Arrestohet një 21-vjeçar në Istog, i gjendet në shtëpi pushkë e disa pistoleta

"Pas konsultimit me Prokurorin e shtetit, është bërë kontroll/bastisja e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të personit të dyshuar: A.A. i lindur me 2003. Tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar: një (1) pushkë automatike (mitraloz), një (1) karikator i rrumbullakët, një (1) fishek kalibër i panjohur, dy (2) gëzhoja, një (1) pistoletë, një (1) karikator, një (1) pistoletë", thuhet në njoftim

Policia e Kosovës ka arrestuar një 21-vjeçar në Istog, i dyshuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve”.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor Istog, të mërkurën e 10 prillit është njoftuar se në fshatin Caralluk-Istog, një person është duke gjuajtur me armë zjarri.

Pas kësaj, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar të dyshuarin, i cili thuhet se ka deklaruar se posedon një armë të gjatë.

“Pas konsultimit me Prokurorin e shtetit, është bërë kontroll/bastisja e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të personit të dyshuar: A.A. i lindur me 2003. Tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar: një (1) pushkë automatike (mitraloz), një (1) karikator i rrumbullakët, një (1) fishek kalibër i panjohur, dy (2) gëzhoja, një (1) pistoletë, një (1) karikator, një (1) pistoletë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, i dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të Prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika