Arrestohet një 22-vjeçar, dyshohet se sulmoi fizikisht një 18-vjeçare
Një 18-vjeçare dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një 22-vjeçar të hënën në Ferizaj, i cili më pas është arrestuar. Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës. Sipas njoftimit, e gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50, në rrugën “Zenel Hajdini”, pas një mosmarrëveshjeje që kishin dy palët e përfshira. “Në lidhje me këtë policët e […]
Një 18-vjeçare dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një 22-vjeçar të hënën në Ferizaj, i cili më pas është arrestuar.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit, e gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50, në rrugën “Zenel Hajdini”, pas një mosmarrëveshjeje që kishin dy palët e përfshira.
“Në lidhje me këtë policët e rendit e më pas edhe policët hetues të stacionit në Ferizaj i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin N.K ( M/K) i moshës 22 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje e kishte sulmuar personin F.A ( F/K) e moshës 18 vjeçare”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndërkaq ngjarja ku është përfshirë i dyshuari 22-vjeçar nga policia është cilësuar si “Sulmi”.















