Një 27-vjeçar është arrestuar në Brezovicë nën dyshimin për posedim të narkotikëve.
Policia njoftoi se të mërkurën rreth orës 23:30, pas një informate për substanca të dyshuara narkotike në një vilë të pabanuar, ka kontrolluar të dyshuarin dhe dy vila.
Gjatë kontrolleve janë konfiskuar gjithsej 1.063 gramë marihuanë e dyshuar, dy peshore digjitale, një çantë, një thikë dhe një telefon.
Me rastin është marrë Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
