Arrestohet një 32-vjeçar në Fushë-Kosovë, dyshohet se strehoi të dyshuarin për tentim vrasje
Policia e Kosovës ka arrestuar një 32-vjeçar në Fushë-Kosovë, nën dyshimin se ka ndihmuar një person të përfshirë në një rast të vrasjes së rëndë në tentativë. Sipas njoftimit, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicën e Jugut e arrestuan të dyshuarin për veprën penale “Dhënie ndihme kryesit pas kryerjes së veprës penale”. Ai […]
Policia e Kosovës ka arrestuar një 32-vjeçar në Fushë-Kosovë, nën dyshimin se ka ndihmuar një person të përfshirë në një rast të vrasjes së rëndë në tentativë.
Sipas njoftimit, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicën e Jugut e arrestuan të dyshuarin për veprën penale “Dhënie ndihme kryesit pas kryerjes së veprës penale”.
Ai dyshohet se ka strehuar dhe ndihmuar personin tjetër të dyshuar për rastin e ndodhur në korrik 2025, në fshatin Stanovcë të Vushtrrisë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.















