Policia e Kosovës ka arrestuar një 39-vjeçar në një fshat të Vushtrrisë, nën dyshimin për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armëve.

I dyshuari B.L., shtetas i Kosovës, ishte identifikuar përmes videove ku shihej duke shtënë me dy armë të ndryshme zjarri.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, ai ka dorëzuar disa armë dhe municion:

Një pushkë ajrore

Një pistoletë CZ me dy karikatorë të zbrazët dhe mbajtësen e saj

Një armë AK-47 me një karikator

20 copë fishekë të kalibrit 7.62×39 mm

Armët janë konfiskuar si prova materiale. Prokurori ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale “Mbajtje pa leje e armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.