Një person është arrestuar të shtunën në Obiliq, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Vjedhje”.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi u realizua nga Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Obiliq, në kuadër të një operacioni policor që lidhet me një rast vjedhjeje të ndodhur më 10 korrik 2026 në këtë komunë.
I dyshuari është identifikuar me inicialet N.H., 47 vjeç.
Pas arrestimit, ai është intervistuar në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastin.