Arrestohet një boshnjak, dyshohet për krime lufte në Istog

Të mërkurën është arrestuar një boshnjak me inicialet E.B., pasi dyshohet se ka kryer krime lufte kundër popullsisë civile në periudhën e viteve 1998/99 në një fshat në Komunën e Istogut, kështu ka njoftuar Policia e Kosovës

Ilustrim





Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar të mërkurën një boshnjak me inicialet E.B., pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë në veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas Policisë, pas intervistimit të dëshmitarëve, personi i dyshuar është arrestuar dhe është shoqëruar në polici.

“Policia e Kosovës, respektivisht Njësia për Hetimin e Krimeve të Luftës, me autorizim nga Prokuroria Speciale, ka zhvilluar hetime intensive lidhur me krimet e kryera nga forcat e armatosura të Serbisë gjatë periudhës kohore të viteve 1998/99 në Kosovë. Në vazhdën e hetimeve të zhvilluara dhe intervistimit të dëshmitarëve deri më tani, Policia e Kosovës me datën 19.10.2022 ka arrestuar të dyshuarin E. B.  Mashkull/Boshnjak i cili është shoqëruar në Polici”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje, tregohet se i dyshuari i lartcekur është arrestuar nën dyshimin se ka marrë pjesë në veprën penale “Krime lufte kundër popullësisë civile”, në periudhën e viteve 1998/99 në një fshat në Komunën e Istogut.

Ndërkaq pas intervistimit, të dyshuarit me vendim të prokurorit dhe prezencë të avokatit, i është lëshuar aktvendimi për arrestim të përkohshëm dhe ndalim policor në kohëzgjatje prej 48 orësh.





Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika