Është arrestuar për trafikim me qenie njerëzore një burrë në Prishtinë, të premten.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se i njëjti kishte keqpërdorur një të mitur.

“TRAFIKIM ME QENIE NJERËZORE/ Rr. Jonuz Zejnullahu , Prishtinë 24.02.2023-18:00-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti ka keqpërdorur viktimën mashkull kosovar, të moshës së mitur”, thuhet në raport.

Krahas kësaj, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.