Arrestohet një grua, dyshohet se e kapi për fyti mjeken në Suharekë
Policia e Kosovës e ka arrestuar një grua e cila dyshohet se e sulmoi fizikisht një mjeke në QKMF të Suharekës. Sipas njoftimit, e dyshuara fillimisht ishte fjalosur me mjeken duke i thënë se nuk e ka kontrolluar si duhet nënën e saj. Pas kësaj, e dyshuara e ka kapur për fyti dhe e ka […]
Policia e Kosovës e ka arrestuar një grua e cila dyshohet se e sulmoi fizikisht një mjeke në QKMF të Suharekës.
Sipas njoftimit, e dyshuara fillimisht ishte fjalosur me mjeken duke i thënë se nuk e ka kontrolluar si duhet nënën e saj. Pas kësaj, e dyshuara e ka kapur për fyti dhe e ka shtyrë mjeken duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.
“Më datë 10.08.2023, rreth orës 19:50, Policia në Suharekë ka pranuar një informatë se në QKMF-Suharekë ka probleme me një pacient. Patrulla policore menjëherë ka shkuar në QKMF dhe ka kontaktuar me viktimën (mjeken), nga e cila është kuptuar se një zonjë e panjohur e kishte dërguar për kontrolle mjekësore nënën e saj, por pasi mjekja e kishte kontrolluar pacienten dhe ia kishte caktuar terapinë, e dyshuara e panjohur i kishte thënë mjekes se ti nuk bëre asgjë. Në këto rrethana mjekja së bashku me të dyshuarën dalin nga zyra për të shkuar te zyra e infermierëve e për t’u konsultuar për terapinë e pacientes, të cilën ia kishte shkruar, aty e dyshuara e kap mjeken për fyti dhe e shtyn duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Pas këtij veprimi, e dyshuara largohet në drejtim të panjohur. Policia menjëherë ka filluar kërkimin e të dyshuarës”, thuhet në njoftim.
Pas intervistimit nga Policia, është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij e dyshuara është ndalur në ndalim policor për 48 orë.















