Arrestohet një grua, dyshohet se mashtroi 39 persona duke iu premtuar vende pune jashtë vendit

Me urdhër të prokurorit, gruaja e cila dyshohet t'u ketë premtuar 39 personave vende pune jashtë vendit, është dërguar në mbajtje

Është arrestuar një grua kosovare, pasi e njëjta, së bashku me disa të dyshuar të tjerë, dyshohet të ketë mashtruar 39 persona, duke iu premtuar vende pune jashtë vendit.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur në Prishtinë, të enjten.

“MASHTRIM NË BASHKËKRYERJE/ Prishtinë 27.04.2023 – 18:25. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi në bashkëkryerje me disa të dyshuar të tjerë, kishte mashtruar 39 persona duke iu premtuar vende pune jashtë vendit. Me urdhër të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika