Është arrestuar një grua nën dyshimin se ka penguar procesin mësimor në Prishtinë.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si “Cenim i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve”.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi e njëjta kishte penguar procesin mësimor.  Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.