Policia e Kosovës, e ka arrestuar një grua nën dyshimet për falsifikim të parave.

Sipas njoftimit në çantën e saj janë gjetur 47 monedha nga 100 euro që gjithsej bëjnë 4 mijë e 700 euro.

E dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Tek e dyshuara, në çantën e saj janë gjetur: 47 kartëmonedha nga 100 € (gjithsejtë 4,700.00€), të cilat dyshohet se janë të falsifikuara si dhe një elektroshok. Ndaj të dyshuarës është iniciuar rasti ‘falsifikimi i parasë’. Ajo është intervistuar dhe me aktvendim nga prokurori e njëjta është dërguar në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në njoftim.