Një grua është arrestuar në Graçanicë nën dyshimin se ka keqtrajtuar fëmijët e saj të mitur, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas policisë, pas arrestimit të saj është kryer testi i alkoolit, ku ka rezultuar se e dyshuara ka qenë nën ndikimin e alkoolit në momentin e incidentit.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se ka keqtrajtuar fëmijët e saj të mitur. Të njëjtës i është bërë alkool-testi dhe ka rezultuar se është nën ndikim të alkoolit. Fëmijëve iu është ofruar ndihmë mjekësore në prani të një punonjësi social”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti është iniciuar nga autoritetet kompetente si “Braktisje e fëmijëve”, ndërsa hetimet lidhur me ngjarjen janë në vazhdim.