Një grua është arrestuar të dielën në Pejë, pasi dyshohet për “kanosje ndaj personit zyrtar”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ajo dyshohet se të dielën ka kanosur dy policë.

E dyshuara tashmë është dërguar në mbajtje.

“Rr. Mbretëresha Teutë, Pejë  22.09.2024-14:55. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka kanosur dy zyrtar policorë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.