Arrestohet një grua në Prishtinë, dyshohet se mashtroi disa persona për viza pune në Gjermani
Një grua është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se ka mashtruar disa persona për terminë për viza punë në Gjermani. Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, ajo dyshohet se e ka kryer veprën penale “mashtrim” nga viti 2023 deri tani. “Rr. ‘Azem Jashanica’, Prishtinë 2023-2024, NN. Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar e dyshuara […]
Një grua është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se ka mashtruar disa persona për terminë për viza punë në Gjermani.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, ajo dyshohet se e ka kryer veprën penale “mashtrim” nga viti 2023 deri tani.
“Rr. ‘Azem Jashanica’, Prishtinë 2023-2024, NN. Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi e njëjta kishte ushtruar aktivitet pa leje pune dhe e njëjta i kishte mashtruar disa persona për sigurim të termineve për viza pune në Gjermani”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
Sipas njoftimit, në konsultim me prokurorin është verifikuar dokumentacioni në zyrën e të dyshuarës.
Po ashtu, në zyrën e saj janë sekuestruar dhjetëra pasaporta me dokumente përcjellëse, dy telefona, një shtëpizë kompjuterike, para të gatshme, si dhe dëshmi të tjera përmes së cilave dokumentohet aktiviteti i kundërligjshëm.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.















