Arrestohet një i dyshuar dhe konfiskohen mbi 14 kg substancë narkotike në Prishtinë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar, të cilit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orës, dhe janë konfiskuar rreth 14.5 kilogramë substancë e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë

Policia e Kosovës

Të enjten e 13 tetorit, Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar, dhe janë konfiskuar mbi 14 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Policia e Kosovës, ku thuhet se hetuesit policorë nga Sektori Qendror i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, pasi kanë pranuar një informacion për trafikim të bimëve narkotike të njëjtin informacion e kanë trajtuar në aspektin policor dhe kanë filluar hetime paraprake për të zbardhur rastin.

Policia ka njoftuar se është bërë kontrollimi i një lokacioni në Prishtinë ku dyshohej se mund të gjendej lëndë narkotike.

Pamje nga konfiskimi i substancës narkotike

Ndërsa, në ora 13:10, njësitet përkatëse policore kanë filluar një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit A.D., (viti i lindjes 1981, mashkull kosovar), dhe se gjatë kontrollit nga policia janë gjetur dhe konfiskuar rreth 14.5 kg substancë e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë.

Dëshmitë e hasura në vend-ngjarje janë fotografuar nga njësia e forenzikës dhe janë tërhequr nga aty.

Ndërkaq, të dyshuarit i është iniciuar rasti: ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’, dhe me akt-vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika