Arrestohet një i dyshuar dhe konfiskohen rreth 40 kg lëndë narkotike

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një hetimi disa javësh kanë arritur ta arestojnë një të dyshuar për trafikim me lëndë narkotike.

Po ashtu, janë konfiskuar edhe rreth 40 kg lënë narkotike që dyshohet të jenë mariuhanë.

Vlera e kësaj sasie droge sipas policisë sillet rreth 80 mijë euro dhe se dyshohet se Kosova ishte vetëm vend transit kurse destinacioni ishin vendet perëndimore.

“Hetuesit policorë, në koordinim me organet e drejtësisë kanë realizuar Planin Operativ ‘Mjegulla’, gjatë realizimit të së cilit, në flagrancë është arrestuar i dyshuari: N.B., (viti i lindjes 1986, mashkull kosovar), i cili po transportonte me një veturë me targa vendore, substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Gjatë kontrollimit të veturës janë gjetur rreth 40 kg substancë narkotike, e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë, e ndarë në 40 paketime të mbështjella me qese plastike. Vlera e kësaj sasie sillet rreth 80 mijë euro dhe dyshohet se vendi ynë ishte transit i kalimit të kësaj sasie, kurse destinacion final ishin vendet e perëndimit”, vijon njoftimi.

Personi i dyshuar sipas policisë është intervistuar dhe me aktvendim nga prokurori i njëjti dërgohen në mbajtje deri në 48 orë.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika