Një person i mitur është arrestuar të enjten në Prishtinë, si i dyshuar për blerje, posedim dhe shitje të substancave narkotike.

Njësitet policore të stacionit Veriu në Prishtinë të dyshuarit i kanë gjetur dhe konfiskuar sasi të lëndëve narkotike.

“Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të përfshirë në raste kriminale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Personi i dyshuar është ndaluar rreth orës 02:00, nga policia në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë.

Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërsa hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke kryer procedurat e nevojshme para se rasti të procedohet më tutje.