Një person me iniciale B.V, 26 vjeç, është arrestuar të enjten rreth orës 17:00 në Ferizaj me urdhër të Gjykatës.

“Me datën 12.10.2023 në ora 17:00 në Ferizaj, policët hetues të stacionit të Ferizajt kanë ndaluar edhe më pas kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës B.C (M/K), i moshës 26 vjeçar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas njoftimit të Policisë, ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Ferizajt, dega në Kaçanik, për veprën penale ‘”Ofrimi i lokaleve për prostitucion’’ me dënim burgimi prej 2 vite e 6 muaj dhe për veprën tjetër penale “Dhunë në familje” me dënim burgimi prej 20 ditëve.

“I njëjti është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit, nga policët e stacionit të Kaçanikut është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.

Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje qytetarëve për bashkëpunim, sa herë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

“Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”.