Policia e Kosoves kanjoftuar se një person është arrestuar në Mitrovicë të Veriut pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht nënën e tij.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, nga ky rast nuk raportohet për të lënduar derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24-orësh të policisë.
Rasti është cilësuar si “Dhunë në familje”.