Arrestohet një i dyshuar në Mitrovicën e Veriut, iu gjet një AK-47 në veturë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i dyshuar është arrestuar në orët e para të së hënës në Mitrovicën e Veriut. Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47 me një karikator me 5 fishekë si dhe disa pajisje për prodhimin e […]
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i dyshuar është arrestuar në orët e para të së hënës në Mitrovicën e Veriut.
Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47 me një karikator me 5 fishekë si dhe disa pajisje për prodhimin e kriptovalutave.
Rasti ka ndodhur rreth orës 00:35 në rrugën “Mbreti Petri”.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47 me një karikator me 5 fishekë si dhe disa pajisje për prodhimin e kriptovalutave. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, vijon njoftimi i PK-së.















